Apple fton yjet e sportit të testojnë iWatch

Meqë tetori po afron, thashethemet mbi orën inteligjente iWatch të Apples po vërtetohen dita ditës. Para disa ditësh dolën lajme në internet se Apple po planifikon që të krijojë sensorë të ndryshëm tek ora inteligjente iWatch, që do të ofrojnë më tepër funksione se tek telefonat inteligjentë. Sipas burimeve të Wall Street Journal, iWatch e Apple-it do të ketë jo më pak se 10 sensorë për monitorimin e shëndetit.

Një nga funksionet që do të kryejnë këta sensorë është edhe monitorimi i aktivitetit të përdoruesit në palestër. Sipas 9to5Mac, Apple ka marrë disa atletë profesionistë nga SHBA-ja për të testuar orën e ardhshme. Burimi deklaron se Apple ka ftuar yje të ndryshme të sportit për t’u bërë pjesë e kompanisë, dhe për të testuar pajisjen iWatch.

Kobe Braynt thuhet se do të jetë njëri nga atletët që do të testojë orën inteligjente të kompanisë. Ky lajm përkon me disa raporte të mëparshme që tregonin se Bryant është parë shpesh duke shkuar tek kampi i Cupertino-së. Nëse Apple ka ftuar atletë të ndryshëm për të testuar pajisjen e saj më të fundit, kjo do të thotë se kompania ka si qëllim të fokusohet në pajisjet që vishen që mund të përdoren në palestër. Pritet që Apple të prezantojë pajisjen iWatch në muajin tetor, së bashku me telefonin inteligjent iPhone 6 dhe sistemin operativ iOS 8.

Lajme të ngjashme

Back to top button