Studentët çdo të enjte do të voziten falas

Studentët nga e enjtja e ardhshme, çdo ditë të enjte do të voziten pa pagesë në autobusët publik të kryeqytetit.

Sipas drejtorit të NPK Shkupi, Misho Nikolov, nuk mbyllet mundësia që studentët të shfrytëzojnë transportin pa pagesë dhe në ditë tjera, por për momentin nuk ekzistojnë mundësi financiare.

Opozita e ka përkrahur këtë iniciativë për transport pa pagesë të studentëve, por ka kërkuar që në vend se vetëm, një ditë brenda javës, studentët të kenë mundësi të voziten falas çdo ditë.

Nikolov ka arsyetuar se aktualisht nuk ekzistojnë mundësi financiare për këtë gjë. Përveç transportit publik pa pagesë, studentët çdo të enjte do të kenë mundësi që falas të voziten në Teleferikun drejt Vodnos.

Lajme të ngjashme

Back to top button