Vendosi lloto kafshon Suarez, fiton!

Një nga bastet më të çuditshme në futboll është fituar mbrëmë në Norvegji.

Shtetasi norvegjez, kishte luajtur para se të fillonte Botërori në lloto se Luis Suarez do të kafshoi në këtë Botëror dhe çuditërisht e ka gjetur duke u bërë fitues.

Me shumë pak kruna norvegjeze të vëna në bast, norvegjezi arriti që të fitoi afërsisht 2 mijë euro të pastra.

Koefiçenti ishte shumë i lartë në lloto, ndërsa shtetasi norvegjez mund të jetë ndier shumë i lumtur kur ka parë se Suarezi kafshoi përsëri në fushë. (BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button