Dosja e prokurorisë: Lazarati ishte në përgjim që nga 25 janari 2014

Zbardhet dosja “Lazarati”. “GSH” disponon një prej dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku hidhet dritë mbi mënyrën sesi mundi policia të depërtojë në fshatin simbol të hashashit, të cilësuar si ‘miti i paprekshmërisë’.

Në dosje theksohet se parcelat me hashash u fotografuan nga ajri me avionë të Guardia di Finanza, plot një vit më parë. Në një kohë që u përgjuan telefonat e të dyshuarve kryesorë, si pjesëtarë të grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës, si dhe sulmoi forcat speciale që zbarkuan në fshat, për ta marrë atë nën kontroll pas 5 ditësh.

Duke u ndalur tek aksioni antikanabis i Policisë së Shtetit, në dosjen e Akuzës thuhet se ditën e parë, konkretisht, me 15 qershor 2014, për shkak të sulmit të ashpër të grupeve kriminale, policia u detyrua të tërhiqej, për të vijuar sërish të nesërmen me operacionin. Në dosje zbardhet dhe plani operacional i Policisë së Shtetit, për të vënë nën kontroll Lazaratin. (Gazeta Shqiptare)

Lajme të ngjashme

Back to top button