Greqia nga “autsajder” në befasi

Koumbia dhe Greqia janë kombëtaret që kalojnë në fazën tjetër të Kupës së Botës nga grupi C.
Skuadra nga kontinenti latin ka mposhtur Japoninë me rezultat 4-1. Juan Cuardado, James Rodriguez dhe Jackson Martinez me dy gola, ishin realizatorët për Kolumbinë.
Për Japoninë, e cila përfundoi në pozitën e katërt me vetëm një pikë, shënoi Shinji Okazaki.
Në ndeshjen tjetër, Greqia ka arritur ta shkruaj historinë, duke ia dalë që për herë të parë në histori të kësaj kombëtare, ta kalojnë fazën e grupeve.
Grekët, ia kanë dalë që ta fitojnë ndeshjen në minutat e fundit të ndeshjes, pas një penalltie të akorduar në të mirë të tyre. Penalltinë në gol e konvertoi sulmuesi Samaras.
Në raundin tjetër, Kolumbia do të përballet me Uruguain, ndërsa Greqia me Kosta Rikën

Lajme të ngjashme

Back to top button