Kompanitë ankohen për kuadrin e dobët që dalin nga Universitetet

Kompanitë private dhe firmat e njohura në Maqedoni, ankohen nga mungesa e kuadrove të duhura për punën që ata ofrojnë.

Reformat e ngadalta në sistemin arsimor, nuk kanë arritur të prodhojnë kuadro të cilët do të jenë kompaktibil me tregun e punës.

Drejtimet tradicionale nëpër Universitetet e ndryshme, janë më të frekuentuara nga studentët, por kuadrot e këtyre drejtimeve janë pjesë e suficit kadrovik dhe jo adekuat për tregun më specifik të punës.

Ato pak kompani që kanë mundësi për punësimin e kuadrove te nevojshëm sidomos të profilit teknologjik, ankohen se nuk gjejnë kuadro të përgatitur për punën që bëjnë.

Sipas tyre studentët e diplomuar nuk janë të aftë që të punojnë pa iu nënshtruar edhe një herë trajnimit, të cilin do të duhej ta kishin përvetësuar gjatë studimeve. Ata thonë se për punësimin e kuadrove të reja, nevojiten shumë para.

Shefki Idrizi pronar i kompaninë Renova tha se tash më në mënyrë tradicionale marrin kundro nga universitete  tona shqiptare.

“Është normale që të rinjtë të jetë të paditur pasi që në ndërtimtari ata nuk kanë traditë dhe nuk mund të themi se jemi shumë të kënaqur. Çka është me rëndësi ne prapë se prapë vazhdojmë që të marrim kuadro nga universitetet tona . Është normale pasi që neve si shqiptarë që jemi në Ballkan na mungon tradita në këtë aspekt dhe nuk jemi të befasuar, ne u ofrojmë mundësi dhe ata e gjejnë veten brenda një kohe, e mësojnë punën, besoj se në të ardhmen ky kualitet do të përmirësohet duke pasur parasysh se gjeneratat e reja kanë më shumë mundësi për të mësuar dhe kanë mundësi të kryejnë edhe punë praktike, na duhet një bashkëpunim më i mirë në mes të universiteteve, ndërmarrje për prodhimin e materialeve për ndërtimtari dhe ndërmarrjeve për ndërtim , dhe nëse kemi një bashkëpunim atëherë dhe kuadri jonë do të jetë më i përgatitur dhe më kualitativ”, tha Idrizi për Portlab.

Kompania “Xhumkar” në Strugë dhe “Vezë Sharri” ankohen për kuadër shumë të dobët të studentëve.

“Studentët fare nuk janë të përgatitur edhe pse ka drejtime në universitete të cilat nevojiten për tu punësuar tek ne.  Mbase nuk janë të aftësuar në fakultete ka nevojë për ri-trajnim të mëtutjeshëm, i cili kushton mjaft”, thonë nga “Xhumkar”.

“Për fat të keq të diplomuarit nuk janë fare të përgatitur. Edhe pse nuk ka drejtime në fakultete në të gjitha sferat që ne kërkojmë, megjithatë është ato që janë nuk janë të mjaftueshme pasi që sërish nevojitet trajnim i cili merr kohë dhe normal harxhime”, thonë nga Vezë Sharri.

Ndërkaq nga EVN, thonë se ka studentë të cilët kanë përfunduar studimet në universitetet qe janë me emër në Maqedoni por megjithatë nuk ia dalin në intervistë.

“Të gjithë ata që aplikojnë dhe që plotësojnë kushtet që nevojiten ne i ftojmë për procedurat e mëtutjeshme. Mirëpo ka aplikues që plotësojnë kushtet, do me thënë janë të diplomuar në atë drejtim që kërkohet, por nuk ia dalin në intervistë pasi tregohen si të pa aftë”,tha Vlera Gjakova, nga EVN.

Ndërkaq studentët ankohen se për dështimin e tyre fajet i kanë profesorët dhe kuadri i dobët udhëheqës në universitete, të cilët shprehen që i lënë studentët te paditur.

 

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mendoj që në vend të fajësohen studentët , profesoret dhe kuadrot e reja, biznesmenët tonë shqiptar duhet pak ti modifikojnë startegjitë e tyre të udhëheqjes dhe të investimit në resurset njerëzore. Ato duke dashur të kursejnë maksimalisht mendojnë se një person duhet t’ua bëjë të gjithë punët ditore. Secili I sapodiplomuar që ka dhënë mund gjatë studimeve universitare është I pregaditur për një start të mire në ndërmarrjet tona, mëpastaj është obligim I punëdhënësit që potencilain e punëtorit ta shfrytëzojë ashtu siç duhet dhe ta motivojë atë për rezultatet të mira.

Back to top button