Ushqimet që na përmirësojnë humorin

Një moment i vështirë për tu kaluar, një zhgënjim për të cilin nuk arrini të gjeni zgjidhje etj., janë këto disa nga shkaqet që na prishin humorin.
Gjithnjë e më shpesh po flitet për ushqime komode, ose thënë ndryshe një kategori ushqimesh të lidhura me përmirësimin e humorit dhe gjendjes psikologjike.

Në mesin e tyre bëjnë pjesë ato ushqime që lidhen me kujtime të bukura, si për shembull ushqimet që gatuante nëna ose gjyshja në fëmijëri, apo ushqimet që keni konsumuar me një njeri të dashur.

Ushqime të cilat garantojnë në mënyrë të padështueshme përmirësimin e humorit, janë akullorja dhe çokollata.

Por për të parandaluar ankthin dhe panikun, duhen konsumuar rregullisht edhe frutat e pyllit, çaji, dhe frutat e stinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button