Eliminohet edhe Italia

Italia është eliminuar nga Kupa e Botës që në fazën e grupeve. Uruguaji e ka mposhtur në ndeshjen vendimtare të grupit duke e rikthyer në shtëpi përfaqësuesen azzure.
Ka mjaftuar një gol i Diego Godin i shënuar në minutën e 81 të ndeshjes për eliminimin e italianëve. Italia luajti për 30 minuta me një lojtar më pak pas përjashtimit të Marchisios në minutën e 60.
Por italianët nuk treguan asgjë edhe sa ishin me 11 lojtar në fushë duke luajtur futboll me mbrojtje tejet të fortë duke mos rrezikuar asnjëherë seriozisht portën e Musleras.
Uruguaji dhe Kosta Rika kanë befasuar të gjithë me kualifikimin duke eliminuar Anglinë dhe Italinë që ishin favorite në këtë grup.

Lajme të ngjashme

Back to top button