Shkencëtarët: Mund të ketë një tokë tjetër të lashtë brenda tokës

Një teori e fundit e prezantuar nga shkencëtarët e Harvardit, sugjeron se ne mund të kemi një tjetër tokë të lashtë të thellë brenda tokës, paraqitur thellë brenda mantelit të tokës. Grupi i shkencëtarëve beson se një raport i pashpjegueshëm më parë, thotë që thellë brenda tokës, mund të ketë mbetje, përpara përplasjes së tokës me një trup tjetër, që çoi në krijimin e hënës.

Teoria e favorizuar thekson se hëna u formua 4.5 miliardë vjet më parë, kur toka u përplas me një masë të madhësisë së Marsit, të quajtur “Theia”. Teoria thotë se të nxehtit, e krijuar nga përplasja, do të kishte shkrirë të gjithë planetin, dhe kështu  mbetjet formuan hënën.

Profesor Sujoy Mukhopadhyay, nga Universiteti i Harvardit, beson se ata kanë gjetur prova për të mbështetur teorinë që vetëm ajo pjesë e tokës e shkrirë, dhe një pjesë e lashtë, ekziston ende brenda mantelit të tokës.

Ekipi i Harvardit analizoi raportet e izotopeve të gazit brenda mantelit të tokës, duke i krahasuar rezultatet me raportet e izotopove më të afërta me sipërfaqen. Ata gjetën se raporti nga manteli i cekët është dukshëm më i lartë se raporti ekuivalent thellë brenda mantelit.

Profesor Mukhopadhyay u shpreh: “Kjo nënkupton se ndikimi i fundit gjigant nuk ka përzier plotësisht mantelin. Ideja se një përplasje shumë përçarëse e tokës me një tip tjetër planeti, e cila është ngjarja më e madhe në historinë gjeologjike të tokës, nuk ka plotësuar  shkrirjen dhe homogjenizimin e tokës, që janë disa nga nocionet tona për formimin e planetëve dhe energjetikës së ndikimeve gjigante. Nëse kjo teori do të vërtetohet në mënyrë të saktë, atëherë ne mund të shohim gjurmë të tokës së lashtë, përpara kohës së përplasjes.”

Profesor Richard Carlson, deklaron: “Ky rezultat emocionues është shtuar në provat vëzhguese, që aspekte të rëndësishme të përbërjes së tokës janë krijuar gjatë lindjes së dhunshme të planetit dhe po jepet një vështrim i ri në proceset fizike me të cilat kjo mund të ndodhë.”

Të dyja skuadrat e Harvardit dhe të Gjermanisë, prezantuan këtë javë gjetjet e tyre në Konferencën Gjeokimike, në Kaliforni./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button