Gruevski: Ka fundi i takimit, Zaev insistoi të deklaroj se kam pranuar “Qeverinë teknike”

Kryeministri Nikolla Gruevski, pas takimit me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, në mënyrë kategorike ka theksuar se nuk ka marrëveshje për formimin e qeverisë teknike. Për këtë tha Gruevski nuk ekziston as minimum i gjasave.

Gruevski tha se me Zaevin kanë biseduar për formimin e grupeve punuese dhe takimi ka rrjedhur në mënyrë konstruktive, por para përfundimit të takimit, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sipas Gruevskit, ka marrë instruksione prej dikujt pa precizuar se prej kujt, që të dale para mediave dhe të thotë se pranon formimin e qeverisë teknike.

“Bisedimet shkonin në një atmosferë të qetë dhe konstruktive dhe në përfundim të takimit, biseduam që nga java e ardhshme të fillojnë me punë grupet punuese që do t’i adresojnë të gjitha çështjet të cilët na preokupojnë të dyja palët. Disa minuta para përfundimit të takimit, Zaev kërkoi nga unë që në deklaratë të theksoj se pranoj qeverinë teknike që për mua ishte befasuese dhe më krijoji përshtypjen se dikush e këshilloi në atë mënyrë. Qytetarët nuk kërkuan nga ne të formojmë qeveri teknike”, tha Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button