Gjobat për gazetarë, në Maqedoni më të larta se në Francë

Gjobat dhe dënimet ndaj gazetarëve në Maqedoni janë shumë të mëdha. Gjykata dhe Prokuroria duhet të aplikojnë modelin francez dhe gazetarët duhen gjobitur me shuma simbolike, vetëm në rast shpifjeje apo shkelje të së drejtës private. Ambasadorja franceze në Maqedoni, Lorans Oer theksoi se çdo shkelje apo shpifje duhet gjobitur, mirëpo gjyqi duhet ta bëjë publik vendimin në gazetën zyrtare, duke mos përcaktuar gjoba në të holla. Sipas Oer, gjobat që paguajnë gazetarët në Maqedoni janë shumë të mëdha.

“Për një vit e gjysmë që qëndroj në Maqedoni, e kam vërejtur se gjobat që paguajnë gazetarë janë shumë më të mëdha në krahasim me ato në Francë. Për këtë shkak, bëj thirrje që të aplikohet metoda franceze. Përsëris se praktika më e mirë është që dënimet e përcaktuara të bëhen publike në shtyp, ndërsa gjobat e përcaktuar në të holla, të sillen rreth 1euro”, tha Lorans Oer, Ambasadore e Francës në Maqedoni.

Ambasadorja Oer shtoi se liria e shprehjes dhe liritë dhe të drejtat individuale, janë baza e çdo vendi dhe shteti. Ndërkaq, duke u bazuar në raportet e deritanishme, është vërejtur se në Maqedoni nevojitet ende punë dhe koordinim më i mirë mes gjyqtarëve dhe gazetarëve. Këto komente, Ambasadorja Oer i bëri në trajnimin e organizuar nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë të Maqedonisë dhe Ambasadës së Francës, me ekspertë juridikë nga Franca.  Në trajnim ishin ftuar rreth 50 gjyqtarë, prokurorë publikë dhe gazetarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button