Anne Brasseur: Bojkoti nuk është zgjidhje për problemet

Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Anne Brasseur ka kërkuar nga opozita maqedonase kthimin në Kuvend.  Ajo ka thënë se bojkoti nuk është zgjidhje për problemet.

“Në vitin 2010, opozita në Shqipëri vendosi fill pas zgjedhjeve të mos merrte pjesë në punimet e Kuvendit. Një delegacion i Asamblesë Parlamentare vizitoi vendin për të diskutuar me të gjitha partitë politike, pas çka u zhbllokua situata dhe opozita u pajtua të rikthehej në Kuvend”, tha AnneBrasseur.

Ajo ka porositur se dialogu duhet të udhëhiqet në institucionet demokratike, si Parlamenti, sepse vetëm në atë mënyrë mund të përparohet. Ky është këshilli, siç deklaron ajo, që mund të ju jep të gjithë atyre që refuzojnë të ulen në Parlamentin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button