Superkompjuteri i Kinës Tianhe-2 kryeson përsëri

Kina zë sërish vendin e parë si shteti me super-kompjuterin më të shpejtë në botë. Çdo gjashtë muaj, organizata Top500 liston emrat e super-kompjuterëve më të shpejtë në botë. Këtë vit si kompjuteri më i shpejtë në botë kurorëzohet sërish super kompjuteri kinez “Tianhe-2”. Rezultatet u prezantuan të hënën në Konferencën Ndërkombëtare të Super-kompjuterëve në Gjermani.

Tianhe-2 është zhvilluar nga Universiteti Ndërkombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes në Kinë. Paraardhësi i tij, Tianhe-1A, ka kryesuar listën e kompjuterëve më të shpejtë në vitin 2010. Organizata Top500 bën të ditur se 10 super-kompjuterët që kryesojnë listën këtë vit janë pothuajse të ndryshëm nga ata të vitit të kaluar, me përjashtim të kompjuterit Cray XC30, i cili është instaluar tek një faqe e panjohur e qeverisë amerikane.

Nga vendet me kompjuterët më të shpejtë në botë, Kina kryeson listën e para, ndërsa SHBA-ja qëndron në vend të dytë. Ky shtet ndiqet më pas nga Anglia, Franca, Gjermania etj. Super kompjuterët nuk janë njësoj si kompjuterët që përdorim në shtëpi ose në zyrë. Ata nuk janë as si serverat që përdoren zakonisht në qendrat e zyrave. Ata janë dizajnuar kryesisht për të ruajtur të dhëna dhe për të zgjidhur probleme shumë të vështira, domethënë, kërkime dhe zhvillime. Këta kompjuterë përdoren zakonisht në laboratorët dhe në zonat ushtarake.

Nga 500 sistemet që bëjnë pjesë në listë, pothuajse të gjitha përdorin procesor me shumë bërthama, dhe 85% e tyre përdorin procesorët Intel. Sa i përket sistemeve, 36% janë krijuar nga kompania HP dhe 33% nga IBM. Cray ka krijuar vetëm 10%. Ky është viti i 21-të që organizatat në Gjermani dhe Amerikë kanë përpiluar listën e kompjuterëve më të shpejtë në botë, citon krokodili.

Lajme të ngjashme

Back to top button