fbpx

Rama: Çiljeta s’do këndojë, por Berishën do e ftojmë

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një konferencë për shtypin, u shpreh krenar për ditën e sotme dhe deklaroi se marrja e statusit është një shenjë e qartë drejt rrugëtimit tonë në Bashkimin Evropian. Nga sot, theksoi kryeministri, do të ketë  më shumë shpresë e perspektivë për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

“Nga sot ka më shumë shpresë e perspektivë për shqiptarët. Unë shpresoj që të gjithë së bashku mund ti gëzohemi këtij momenti, nuk është fundi i rrugës sonë drejt anëtarësimit të plotë, por një hap i rëndësishëm përgjatë kësaj rruge. Është një shenjë shumë e qartë për drejtimin e rrugëtimit tonë, që nga sot ka më shumë shpresë dhe perspektivë për të gjithë shqiptarët kudo që janë jo vetëm në Shqipëri”, tha Rama.

“Çiljeta nuk do të këndojë, por do të ftojmë ata që duhen ftuar, edhe Sali Berishën. Festë dinjitoze dhe modeste. Nuk do të monopolizojmë dhe privatizojmë statusin për qëllime politike. Shqiptarët janë të stërvitur mjaftueshëm politikisht për të kuptuar kush ka bërë shumë dhe kush ka bërë pak për statusin”.

Ai falënderoi Kryetarin e Kuvendit,  Ilir Meta, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë vendim: “Falënderoj Kryetarin e Kuvendit Ilir Metën, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm  duke vënë në dispozicion energji dhe orë të tëra pune, për të bërë pjesën e rrugëtimit dhe të trokitjeve në funksion të evokimit të domosdoshmërisë që Shqipëria të merrte këtë status”, tha kryeministri.

Ai gjithashtu falënderoi opozitën e vendit, dhe theksoi se nuk do të mungojë vlerësimi për atë që opozita ka bërë përpara se të bëhej opozitë: “Falënderoj përfaqësitë e opozitës në Komisionin e  Integrimit dhe kryetaren Bregu,  e cila ka dhënë një kontribut të posaçëm. Shpresoj që opozita të angazhohet në procesin që vazhdon, në marrjen përfundimtare të vulës për anëtarësim në BE”, tha Rama. “Nuk do të mungojë vlerësimi për atë që opozita ka bërë para se të bëhej opozitë”, theksoi kryeministri.

Rama gjithashtu falënderoi ministrat e jashtëm dhe përfaqësues të vendeve anëtare. “Falënderoj ministrat që na dhënë vëmendjen e nevojshme dhe të domosdoshme për të dëgjuar argumentet tona. Provuan se Shqipëria që të marrë atë që meriton, duhet ë sillet me identitetin evropian të të barabartit me të barabartin. E morëm statusin në mënyrë dinjitoze nëpërmjet komunikimit në të gjitha nivelet, që nga unë deri të ministrat e vendit”, shtoi Rama.

Kryeministri ritheksoi se ende ka një punë të madhe me reformimin e sistemit tonë të drejtësisë:

“Besoni se me këtë sistem drejtësie nuk do të hyjmë në be, as me dylbi as me teleskop”, tha Rama.

“Ne do godasim. Mandati ynë i 23 qershorit është një mandat për të goditur, dhe do ta përdorim fuqishëm, se nuk mund të turpërohemi së bashku në sytë e botës, se si “Gatet” me çekiç lëshojnë “Gatet” me armë , e këta vrasin njerëz”, tha Rama.

“Ne jemi përgatitur për muaj të tërë, theksoi Rama, një përgatitje me profesionalistet mbresëlënës ,dhe arritëm të bëjmë atë që na ka ngritur sytë drejt botës, aleancën e pathyeshme përballë “Gates”.

Nuk mund të çojmë në rrugën e rrezikut për jetën trupat e policisë, për të arrestuar “Gatet” tha Rama, dhe pastaj me “Gatet” të bëhet pazari dhe këta  të kthehen përsëri në rrugë që të vrasin./Shekulli

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close