Nëndegët e PDSH në Butel dhe Luboten i japin përkrahje Ziadin Selës

Vazhdojnë përkrahjet e nëndegëve të PDSH-së për iniciativën e Ziadin Selës. Pas nëndegës së lagjes “Dardania” në Kumanovë, edhe dy nëndegë të tjera, ajo e Butelit dhe Lubotenit kanë shprehur vullnetin e tyre për ndryshime dhe reforma në parti. Dhjetëra aktivistë dhe anëtarë të kryesisë së nëndegëve kanë dalë publikisht me emra dhe nënshkrime, në përkrahje të Ziadin Selës, transmeton Allsat.

Përkrahjet publike për kreun e Komunës së Strugës vijnë pas fushatës së Selës për shpjegimin e synimeve të tij para nëndegëve të PDSH-së. Sela tashmë ka vizituar Çegranin dhe Sarajin, ku gjithashtu është pritur nga nëndegët respektive, dhe dhjetëra qytetarë dhe simpatizantë të PDSH-së. Ai synon që pasi të ketë bindur shumicën e nëndegëve të PDSH-së ta përkrahin iniciativën e tij, të organizojë Kongres për zgjedhjen e kryesisë së re dhe kryetarit të ri, ndërsa kreut aktual të partisë Menduh Thaçit i ka ofruar titullin kryetar nderi të PDSH-së.

Pakënaqësia e Ziadin Selës dhe konfrontimi publik me Menduh Thaçin erdhi si pasojë e listës për deputetë në njësinë e pestë zgjedhore. Kuvendi i Degës së PDSH-së në Strugë refuzoi listën që sipas saj ishte imponuar nga Menduh Thaçi, ndërsa në përkrahje të Degës amë doli edhe kreu i komunës Ziadin Sela.

files

files (1)

Lajme të ngjashme

Back to top button