Nuk arrihet asnjë marrëveshje në takimin Gruevski – Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas përfundimit të takimit me Nikolla Gruevskin, deklaroi se nuk ka marrëveshje  dhe nuk do të vazhdojnë bisedimet në lidhje me kërkesat e LSDM, për shkak të çështjes së formimit të qeverisë teknike.

“Sot nuk pati prezantim të detajeve të temave. Bisedimet për tejkalimin e krizës politike në vend ngecën për shkak se kryeministri Nikolla Gruevski nuk është pajtuar të formohet qeveri teknike,  ky kusht është përsëritur  në takimin e sotëm”, tha  kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev tha se, partia e tij, do të qëndrojë në vendimet e  marra dhe në kërkesat e saja për formimin e  qeverisë teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Tani për tani sipas tij nuk ka disponim nga kryeministri Gruevski për të plotësuar kërkesat e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button