Menduh Thaçi uron Edi Ramën

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka uruar shtetin shqiptar për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE.

“Lajmi për vendimin e ministrave të jashtëm, të vendeve anëtare të BE, që Republika e Shqipërisë të merr statusin e vendit kandidat për në BE, padyshim është një lajm mjaft i gëzueshëm jo vetëm për Republikën e Shqipërisë dhe për qeverinë që Ju drejtoni, por, edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë ata.

Ky vendim i ministrave të jashtëm të BE që Shqipëria të merr statusin e vendit kandidat për në BE,vjen si rezultat i vendosmërisë që me reforma dhe angazhimin e qeverisë shqiptare që Ju drejtoni, Republika e Shqipërisë t’i përmbushë kriteret që duhen, duke përshpejtuar në këtë mënyrë realizimin e ëndrrës së shqiptarëve që Republika e Shqipërisë të bëhet anëtare e BE-së.

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, përveç përgëzimeve për këtë fitore të madhe shprehi bindjen time të thellë se Ju dhe qeveria që Ju drejtoni do të vazhdoni edhe më me këmbëngulje në këtë rrugëtim në përmbushjen e të gjitha kritereve që Republika e Shqipërisë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, thuhet në urimin e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button