BE përshëndet dialogun Gruevski – Zaev

Bashkimi Evropian (BE) sot ka përshëndetur dialogun ndërmjet kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për zgjedhje të krizës politike në vend.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e baroneshës Katherin Ashtoton, për MIA ka deklaruar se përpjekjet për tejkalim të qorrsokakut janë në favor të qytetarëve, por dialogu është i rëndësishëm edhe në lidhje me zgjedhjen e prioriteteve kyçe reformuese të BE-së.

Kryetari i partisë qeveritare VMRO-DPMNE dhe kryeministër Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev pritet që sot të takohen pasi që deputetët opozitarë dhanë dorëheqje të funksioneve dhe nuk marrin pjesë në punën e Kuvendit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 27 prill të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button