Ziadin Sela uron Shqipërinë

Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela ka uruar shtetin shqiptar për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE.

“Para pak çastesh Shqipëria e mori statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo ditë është historike për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Padyshim që aspirata shumëvjeçare e popullit shqiptar është proeuropiane, pro vlerave demokratike, pro progresit dhe një aspiratë e tillë u jetësua sot.

Edhe ne shqiptarët e Maqedonisë kemi ëndërruar për këtë ditë, sepse integrimi në BE nuk është vetëm integrim paneuropian por edhe integrim ndërshqiptar.

Urime nga zemra , qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë, urime për të gjithë shqiptarët!”, thuhet në urim.

Lajme të ngjashme

Back to top button