Era Istrefi kritikohet nga Serbët

Era Istrefi është një ndër emrat e estradës i cili vazhdon të përmendet dhe të jetë në qëndër të vëmëndjes. Kësaj here duket se thashethemet kanë arritur deri edhe në Serbi. “E dehun” titullohet projekti i fundit i sjellë nga Era, një këngë e miksuar dhe një videoklip shumë interesant nga ENTERMEDIA. 

Por asnjëherë nuk e kemi pyetur vetën se ku kanë qenë lokacionet e këtij klipi? Ku është xhiruar ky klip? Ka qenë pikërsiht Katedralja e ortodoksëve serb e njohur si “Kisha e Krishtit Shpëtimtar” në Prishtinë. E përditshmja “Pravda” në Serbi e ka cilësuar si fyerje xhirimin e këtij klipi në një vend të shenjtë pavarësisht se ajo katedrale nuk është e përfunduar. 

Nuk kanë munguar as komentet negative nga shumë serb të cilët e kanë sharë videoklipin dhe mendojnë se duhet cenzuruar. 
“E veshur gjysmë lakuriq në një tempull të shenjtë e të vjetër, nuk ka fare turp! Zoti do ta dënojë atë” – kanë qenë disa nga komentet më të theksuara të lajmit! 

Kjo kishë para disa vitesh nga Autoritet e Prishtinës ishte paraparë të rrënohej dhe të shndërrohej në një Muze të UÇK-së, por për shkaqe të ndryshme Kisha ka mbetur aty deri tash. Kjo kishë egziston në Prishtinë që nga viti 1998, e projektuar nga arkitekti i njohur serb Spasoje Krunic. 

Lajme të ngjashme

Back to top button