RDK: Mirsada Emini – Asani u shit vetëm për një rrogë më të madhe

RDK nëpërmjet një komunikate për media, ka reaguar lidhur me arsyet që shtroi Mirsada Emini – Aasani, për pranimin e mandatit të deputetit.

RDK thotë se ajo u shit vetëm për një rrogë më të madhe se sa që e kishte në punën që bënte. Kjo parti e akuzon atë se ka shkelur nënshkrimin e vet që e ka bërë në Parlament, me të cilin ajo fillimisht deklaroi se heq dorë nga mandati i deputetit

“Njerëzit me shumë fytyra si Mirsada nuk i duhen RDK-së, prandaj RDK-ja e përjashtoi Mirsadën nga radhët e saj duke e nxjerrë në shitje për ta blera partitë tjera. Mirsada tregoi se ka çmim shumë të ulët dhe shitet shumë lirë sepse nuk përfaqëson askënd, as votuesit e RDK-së, por vetëm nivelin e saj të ulët, atë të personave pa moral politik dhe pa dinjitet njerëzor”, thotë RDK.

“Mirsada Emini do të mbahet mend për thënien e saj infantile: ‘përse të mos e shkel edhe unë parlamentin, kur më jepet kjo mundësi!’ – deklaruar në Kuvendin e RDK-së – gjë që më së miri e tregon personalitetin e saj të pakarakter, dyfytyrësinë e paturpshme dhe grykësinë personale për të ndërruar bindjet e veta, sapo t’i ofrohet një rrogë më e madhe”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button