Plaçkitet një pompë benzine, kioskë, shtëpi dhe një banesë në Shkup

Mbrëmë rreth orës 22:45 është plaçkitur një pompë benzine në lagjen e Butelit. Dy persona të maskuar prej të cilëve njëri i armatosur me pistoletë u është kërcënuar punëtorëve dhe me vete ka marr rreth 75 mijë denarë.

Disa orë më vonë rreth një ore pas mesnate është plaçkitur nëj kioskë në afërsi të Qendrës Tregtare në Shkup dhe me vete kanë marr rreth 5 mijë denarë.

Përveç kësaj, mbrëmë është plaçkitur edhe një apartament dhe një shtëpi në lagjen e Butelit. Vlera e përgjithshme e stolive të vjedhura nga shtëpia kushton rreth 450 mijë denarë ndërsa nga banesa janë marr rreth 400 mijë denarë.

Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e personave.

Lajme të ngjashme

Back to top button