fbpx

Shoqata e elektricistëve ‘Drita’, duam fatura edhe në shqip!

Shoqata e elektricistëve “Drita” në Shkup kërkon që faturat e EVN-së të jenë edhe në gjuhën shqipe, ata gjithashtu kanë shprehur revoltën e tyre për mos përfillje të kërkesave të tyre as nga partia shqiptare në pushtet e as nga mediat tjera shqiptare.

‘Reagojmë se faturat nuk janë në dy gjuhë, e dyta shumë qytetarë ankohen për padrejtësi, paguajnë paushall, ndërsa nën tre numri i shqiptarëve nëpër pikat e EVN-së nëpër komuna dhe përfaqësi është shumë i vogël. Në Gjorçe Petrov është vetëm një shqiptar, ndërsa as ai nuk është udhëheqës, kurse 70 për qind e konsumatorëve janë shqiptar në atë rajon. Edhe në Aerodrom është vetëm një shqiptar’ tha Hisni Saliu.

Shoqata e elektricistëve iu është drejtuar edhe Avokatit të popullit, tha më tej ai.

‘Për faturat në gjuhën shqipe, kemi dërguar ankesë tek Avokati i popullit mirëpo ende nuk na kanë kthyer përgjigje. Pastaj jemi drejtuar te të gjitha mediumet disa herë me radhë por asnjëri nuk na i hapi dyert’, tha Saliu.

Ndryshe, shoqata e elektricistëve “Drita” në Shkup më herët kishte reaguar edhe për çmimin e lartë të matësve elektrik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button