Prandeli: Nuk do të mbrohemi, kërkojmë fitore

Përballja sdërmjet Italisë dhe Uruguait do të përcaktoj se cilat nga këto skuadra do të kaloj Grupin C.

Trajneri italian nuk I kursen vlerësimet për dyshen sulmuese të Uruguajit, por beson shumë te mbrojtja e kaltër. Italianëve u konvenon edhe barazimi për të ecur tutje, por Cezare Prandelli thotë se po mendon vetëm për fitore.

“Është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime dhe nuk mund ta krahasoj me asnjë tjetër, sepse një nga të dyja do të shkojë në shtëpi. Për të arritur objektivin pozitiv duhet të kemi mentalitetin fitues. As që e mendoj barazimin dhe nuk dëshiroj që skuadra ime të pësojë gol.”, tha ai.

Dobesia që shfaqi Italia në fazën sulmuese ndaj Kosta Rikës, ka qenë një temë e mprehtë diskutimi gjatë ditëve të fundit. Prandelli I pyetur për formacionin që do të hedhë në fushë, la të kuptohet që do të ketë ndryshime.

A do të jetë e aftë mbrojtja italianë për të ndalur dyshen Kavani – Suarez? Trajneri italian nuk i kursen vlerësimet për dyshen sulmuese të Uruguajit, por beson shumë te mbrojtja e Azzurrëve.

“Është një dyshe sulmi nga më të fortat në botë. Kavani dhe Suarez janë dy sulmues modern që e zotërojnë zonën si pakkush. Duhet të jemi të zotë për t’u lejuar sa më pak mundësi shënimi.”, thekoi Prandelli.

Lajme të ngjashme

Back to top button