Tabarez kërkon fitore ndaj Italisë

Italia ose Uruguai. Njëra nga këto skuadra do të rikthehet në shtëpi. Por, italianët kanë përparësi, pasi u konvenon edhe barazimi për të ecur tutje.

Për këtë, trajneri Oscar Tabarez nuk dëshiron të zbuloj asgjë para përballjes me italianët. Por, është i gatshëm t’i kundërvihet çfarëdo formacioni të vendosur nga Cezare Prandelli

“Kur të mësoj formacionin e Prandellit, atëherë do t’iu jap instruksione të mive, ja përse rezervohem për të ndryshuar ndonjë lojtar në krahasim me skuadrën që mposhti Anglinë, edhe pse në atë ndeshje ekipi u soll shumë mirë. Fakti që atyre ju mjafton edhe një barazim, mund të jetë një avantazh në fund, por jo para ndeshjes. E them këtë në sensin që nuk do të kushtëzojë sjelljen e djemve të mi.”, tha ai.

“Mendoj se Balotelli është i fortë, dhe prandaj mendoj se do të luajë, i kemi marrë kundërmasat, mbrojtësit e mi e dinë se si ndalet. Pastaj nëse Prandelli nxjerr ndonjë surprizë në momentin e fundit, unë do ta ndryshoj formacionin për ta kontraktuar në mënyrën më efikase”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button