Është kujtuar në Kumanovë 13-vjetori i rënies së dëshmorit Beqir Sadiku

Është kujtuar në Kumanovë 13-vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Beqir Sadiku – Komandant Sllupçani.

Me këtë rast u promovua edhe libri “Luftëtari i triemblemave Beqir Sadiku- Komandant Sllupçani” i autorit Dr. Minir Ademi, transmeton Lajmipress.

Gjithashtu, në kujtim të heroit është mbajtur edhe një dokumentar i shfaqur në televizionin “Festa” të Kumanovës.

“Djemtë e Karadakut, historikisht, kanë dëshmuar se dinë t’i mbrojnë trevat shqiptare. Këta djem kanë dashur lirinë më shumë se veten. I tillë ishte edhe Komandant Sllupcani”, tha Sevdail Demiri, redaktor i librit.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button