Vetëm në Likovë, kurorëzime sa në 12 komuna të banuara me maqedonas

Sipas të dhënave  të Entit Shtetëror të Statistikave, vetëm në komunën rurale të Likovës në Maqedoni gjatë vitit 2013 ka pasur kurorëzime sa në 12 komuna të banuara me maqedonas.

Gjatë vitit 2013 në Komunën e Likovës të banuar nga shqiptarët janë bërë 251 kurorëzime, ndërsa në 12 komunat kryesisht rurale maqedonase bashkë të gjitha ka pasur 242 kurorëzime.

Këto shifra janë paraqitur tejet alarmante nga disa media maqedonase, të cilët shprehin shqetësime mbi uljen e kurorëzimeve dhe interesi të të rinjve maqedonas për të lidhur kurorë martese.

Statistika për 2013 për kurorëzimet:
Likova 251 kurorëzime

12 komunat maqedonase – 242 kurorëzime

Vevçan 11

Vraneshticë 13

Gradsko 23

Debarca 20

Drugovë 10

Zrnovc 24

Karbinci 24

Konce 20

Lozovë 19

Novac 22

Nagoriç i Vjetër 28

Mogillë 28

Sipas Entit të Statistikave, vitin e kaluar janë lidhur 13.982 kurorëzime, apo për 01, për qind më pak se në 2012. Por në disa komuna maqedonase ka rënie më të madhe, por shifrat shqetësuese nuk publikohen.

Shqetësimet e fundit janë edhe për rënien e natalitetit të maqedonas dhe rritjen e natalitetit tek shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button