OSBE organizon në Shkup seminar mbi luftën kundër ekstremizmit

Nesër në Shkup, OSBE fillon seminarin dyditor lidhur me kuptimin dhe parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Rreth 50 pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtarë, përfshi edhe ekspertë nga fusha e sigurisë dhe përfaqësues të autoriteteve vendore dhe shoqërisë civile do të diskutojnë lidhur me faktorët politikë dhe social-ekonomik që kontribuojnë për radikalizmin dhe rekrutimin terrorist. Në këtë seminar gjithashtu do të shqyrtohet se si partneriteti mes sektorit publik dhe privat, si dhe puna policore në komunitet mund të ndihmojnë në parandalimin dhe luftimin efikas të terrorizmit.

Evenimenti organizohet bashkërisht nga Departamenti i OSBE-së për Kërcënime Trans-nacionale dhe Misioni i OSBE-së në Shkup me mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuar të Amerikës.

Hapja e seminarit do të bëhet nga Ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankuloska, Ambasadori i SHBA-së, Paul D. Wohlers, dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Ralf Breth.

Lajme të ngjashme

Back to top button