Në afërsi të fshatit Sellcë vazhdon të rritet deponia e egër e mbeturinave

Grumbulli i hedhurinave në rrugën që të dërgon drejtë fshatit Sellcë jo larg fshatit tjetër malor Llacë, vazhdon të mbetet një deponi e cila për çdo ditë rritet.

Pas raportimit të Portalb për këtë grumbull mbeturinash në mes të një vendi nga ku mund të soditen bukuritë e Sharit, autoritetet premtuan se së shpejti do të bëjnë mbartjen e këtyre mbeturinave. Banorët thonë se, po ndodh e kundërta, deri më tani nuk është treguar kurrfarë interesimi për të pastruar këtë vend.

foto 3 (1)

Vite më herët, por dhe tani banorët e fshatit Sellcë dhe Llacë janë duke hedhur mbeturinat në këtë vend ku dikur ka qenë rruga e vjetër e fshatit jo shumë larg nga banja e qytetit.

Siç shprehen dhe vetë banorët e kësaj ane ato nuk kanë ku ti deponojnë hedhurinat dhe të detyruar i hedhin në hyrje të fshatit.

foto 3

Krahas këtij fakti, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në raportin vjetor si një të arritur përmendi edhe pastrimin e deponisë në rrugën Sellcë-Vicë.

foto4

Pak kohë më parë Portalb informoi për këtë deponi dhe më 14 prill drejtori i NPK-së Xhelal Ceka u shpreh se në Malësinë e Tetovës NPK-ja nuk ka ndërmarrë organizim për bartjen e hedhurinave, atë e kanë bërë në mënyrë të organizuar vetë banorët. “Gjatë muajve në vazhdim kemi në plan që të organizojmë transportin dhe bartjen e hedhurinave nëpër fshatrat e Malësisë së Tetovës dhe kjo do të bëhet me një vendim të këshillit të Tetovës ku do të kërkohet që të gjithë mbeturinat të grumbullohen në një vend dhe më pas të barten për në Tetovë”-vijoi Ceka Por sipas tij me këtë edhe banorët e malësisë së Tetovës do të jenë të detyruar që të paguajnë për bartjen e mbeturinave”.

foto2

Lajme të ngjashme

Back to top button