Demaçi: Partia fituese provon ta formojë qeverinë

Veprimtari i shquar i çështjeve kombëtare, Adem Demaçi, e ka quajtur veprim të keq formimin e bllokut opozitar.

“Ky është një veprim fort i keq për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe për marrëdhëniet tona me faktorin ndërkombëtarë, si edhe për vet krijuesit e bllokut pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 8 qershorit”, ka thënë Demaçi.

Ai ka treguat se e drejta për ta formuar qeverinë i takon partisë apo koalicionit që ka fituar më 8 qershor me më shumë vota.

Mirëpo, nëse kjo nuk ndodh, atëherë sipas Demaçit, besimi për ta krijuar qeverinë do t’i jepet partisë ose koalicionit pasues që ka fituar vota më pak se partia ose koalicioni paraprak. /Epoka e Re/

Lajme të ngjashme

Back to top button