Gjykatës, avokatë e gazetarë trajnohen për lirinë e mediave

Dyzet gjykatës të Maqedonisë, gazetarë dhe avokatë sot dhe nesër do të marrin pjesë në trajnimin i cili do të përqendrohet në çështjet për lirinë e shprehjes së mediave.

Trajnimi, i cili është organizuar në suaza  të marrëveshjes për bashkëpunim mes Ambasadës franceze dhe Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev”, do ta vizitojnë gjykatësit të cilët zhvillojnë procedura lidhur me lirinë e shprehjes, posaçërisht të cilët veprojnë me lëndët e shpifjes, avokatëve dhe gazetarëve.

Trajnimi do të udhëhiqet nga dy gjykatës francez, Anabel Filip zëvendës prokurore në Gjykatën Themelore në Paris dhe udhëheqës në Sektorin për shtyp dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes  së mediave  në Prokurorinë Publike dhe Mark Baji, zëvendëskryetar i në Gjykatën Themelore në Paris, gjykatës koordinator në Odën e shtypit.

Theks i posaçëm do të vendoset në lirinë e shprehjes së gazetarëve, mbrojtjen dhe kufizimet, si dhe në vendosjen për shumën e kompensimit në rast të shpifjes, krahasim i praktikës në Francë dhe Maqedoni.

Në shkurt këtë vit në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Maqedoni u zbatua trajnimi dedikuar për kuadrot administrative të Akademisë për inxhinieri në Qendrën për trajnime gjyqësore ndërsa në muajin prill u zbatua trajnimi i ligjëruesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button