A do të mbahet sot takimi Gruevski-Zaev?

Kryetari i partisë qeveritare VMRO-DPMNE dhe kryeministër Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev pritet që sot të takohen pasi që deputetët opozitarë dhanë dorëheqje të funksioneve dhe nuk marrin pjesë në punën e Kuvendit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 27 prill të këtij viti.

“Pres të fillojnë bisedimet me të cilat LSDM-ja kur do të përfundojnë bisedimet do ndalet duke i bërë dëm Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve në të”, deklaroi Gruevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e djeshme për shtyp.

Lideri i partisë opozitare e pranoi ofertën dhe në konferencë shtypi i përsëriti kërkesat për formim të qeverisë teknike që do të realizojë zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, ndarje të partisë nga shteti, rregullim i mediave dhe përfaqësim i drejtë i opozitës në servisin publik RTVM dhe mediat e tjera, risaktësim në legjislacionin zgjedhor dhe saktësim të Listës zgjedhore dhe realizim të regjistrimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button