UNË JAM MIRË, KUR TË TJERËT JANË MIRË

Shoqëria bashkëkohore po bëhet peng e antivlerave dhe materializmit. Fatkeqësisht, këto procese paraqesin sëmundje kancerogjene për të ardhmen e shoqërisë, pra të ardhmen dhe pasardhësit tonë. Deri sot, se si u arrit që të pëcillen dhe kultivohen vlerat të mirëfillta morale dhe të përparimit, dëshmojnë angazhimet dhe aktivitetet e shumta të sektorit civil në këtë drejtim. Si do të përcillen tash ato mësime, a do të angazhohen që të bartin emanetin dhe të vazhdojmë të plotësojmë mozaikun me vlerat, idet dhe mundin? Duke patur parasysh gjendjen e shoqërisë e cila dita ditës po degradohet në gjitha fushat e veprimit, haset në vështirësi për të kontribuar dhe punuar në drejtim parandalimit të këtyre veseve të këqija.

Çdoherë me analiza dhe debate të përditshme ne arrijmë të gjejmë formulën e duhur për zgjidhjen e problemeve, mirëpo pas zgjidhjes kuptohet se duhet punë. E këtu ne dështojmë. Dështojmë në hapin e parë pas detektimit të problemit.

Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë 20 viteve të fundit, në përgjithësi shoqëria në Maqedoni, e në veçanti ajo shqiptare, ka qenë preh e manipulimeve të politikave të ideologjive të shumta politike maqedonase por edhe shqiptare. Ne poashtu jemi të vetëdijshëm se situata shoqërore dhe ekonomike ka arritur kulminacionin negativ të mundshëm, ka sjellë varfëri, humbje të vlerave familjare dhe morale si dhe shumë fenomene të këqija. Sot, më shumë se kurrë shqiptarët në Maqedoni janë viktimë të dukurive të lartëpërmendura. Subjektet politike shqiptare, qofshin në pozitë apo opozitë, janë përcaktuar që të jenë mirë me interesat e tyre të ngushta vetjake dhe partiake sesa të marrin krahun e popullit. Ato me këtë sigurojnë rehatinë e tyrë me tenderët që ndajmë mes vete duke harruar varfërinë e popullit, duke harruar se ai popull i votoi ato që të jenë në pushtet. Po harrojnë se me zullumin e tyre koston po e paguan populli.

Udhëheqësitë aktuale politike shqiptare në Maqedoni jo vetëm që janë shkaktarë të pozitës së vështirë të shqiptarëve, ato në të njejtën kohë janë edhe pengues të shumë organizimeve dhe aktiviteteve të dobishme për shoqërinë. Me çdo kusht tentojnë që të ngulfasin sektorin civil, sektor i cili më shumë se pushteti po e kryen punën e vet në drejtim të ngritjes dhe promovimit të mirëqenise shoqërore.

Për ta ilustruar më mirë këtë, një ditë gjatë shfletimit të gazetave ditore më ra në sy një analizë e mirëfilltë dhe shumë e qëlluar e një intelektuali mbi udhëheqësitë politike shqiptare dhe krahasimin e tyre me tregimin e një gjeli. Pikërisht mesazhi që ngërthehet në këtë tregim ishte motivi dhe arsyeja që të shkruaj. Të tregoj edhe unë njejtë që ka treguar parashtruesi i analizës, të tregojë “QË UNË JAM MIRË, KUR TË GJITHË DO JENË MIRË”, e jo,“nëse unë jam mirë nuk më intereson për të tjerët”. Po citoj: “Fatkeqësia e shqiptarëve është e dyfishtë.
Në njërën anë ata deklarojnë që gjendja e rëndë e tyre vjen si pasojë e liderëve të tyre.
Ndërsa,në anën tjetër, në zgjedhje (lokale apo parlamentare) del se liderët janë të pa zëvendësueshëm.Mirëpo,friga e shqiptarëve që liderët e tyre janë të pazëvendësueshëm është më se e gabuar. Arsyeja është si vijon:

” Një bujk, kishte pasur një gjel, i cili jo vetëm që ishte lider i mirë, por njëkohësisht kishte edhe zërin më të bukur ndër të gjitha gjelat tjerë. Bujku, nga friga se ky gjel-lider ishte i pa zëvendësueshëm, e kishte porositur gruan e tij, që këtë gjel në asnjë mënyrë nuk guxon ta pres apo t’ia fal ndokujt. Mirëpo, gruaja e tij, një natë gabimisht e kishte prerë po atë gjelin -lider dhe e kishte pregaditur për darkë. Pasiqë kuptoi për gabimin që kishte bërë, ajo nga friga prej burrit të saj nuk kishte fjetur tërë natën, kuptohet në pritje të mëngjesit kur gjeli-lider nuk do të këndonte dhe burri i saj do të kuptonte mungesën e tij.Agonia e gruas u ndërpre në mëngjes, kur në të njëjtën kohë me zërin e tyre të mrekullueshëm këndonin tre gjela të rinj.Bujku mbeti shumë i kënaqur me gjelat-liderë të rinj ”

Porosia e këtij tregimi është që:

– LIDERËT SHQIPTARË, JO VETË QË NUK JANË TË PAZËVENDËSUESHËM, PËRKUNDRAZI , ATA JANË PENGESË E TË ARDHURIT NË SHPREHJE TË LIDERËVE TË RINJ, MË TË AFTË , MË AMBICIOZË DHE PA HIPOTEKA PERSONALE TEK SHËRBIMET SEKRETE MAQEDONASE.

T’i lëmë hapësirë veprimi edhe liderëve të rinj edhe nismave të reja politike, mbase me siguri gjendja e shoqërisë nuk mund të jetë më e rëndë se tash, mbase vlerat e mirëfillta intelektuale dhe politike do të fillojnë të jetësojnë idealet kombëtare dhe morale të paraardhësve tanë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button