Diell paradite, shi pasdite

Moti në Maqedoni pasdite do të jetë me diell dhe i nxehtë. Pasdite do të ketë destabilizim të atmosferës me reshje lokale dhe
bubullima, ndërsa do të ketë kushte edhe për paraqitje të izoluar të motit të lig.

Do të fryejë erë e matur, nga fundi i ditës në pjesët perëndimore dhe erë e fortë nga perëndimi dhe jugperëndimi.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 17 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 28 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup moti paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite me vranësira jostabile dhe me reshje të bujshme afatshkurte të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 32 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button