Ledina Çelo zbulon barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo me në fund ka vendosur të postojë një foto të sajën në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Fotoja është postuar në Instagram, rrjeti social ku vendosi të bënte publike edhe lajmin se ishte në pritje të fëmijës së dytë, vajzë.
Ledina prej vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj, ish-kampionin e Kickbox-it Naim Kabashi dhe djalin 4 vjeçar Erlisin.

Aktualisht ajo gjendet në Shqipëri, ku sapo ka përfunduar edhe xhirimet për klipin e këngës së saj më të re, e gjithashtu po shijon edhe ditë pushimi në bregdet.

Lajme të ngjashme

Back to top button