Alicia Keys imazhi i parfumit te ri Givenchy

Këngëtarja Alicia Keys është përzgjedhur imazhi i parfumit të ri Givenchy, “Dahlia Divin”.

Këngëtarja shprehet se për të është shumë e rëndësishmë që të jetë pjesë e një ndër fushatave më të mëdha si Givenchy dhe të kontribuojë për femrat e një race tjetër dhe e një mase trupi jo fort elegante.

Seti fotografik është realizuar nga fotografi Tim Walker dhe parfumi do të hidhet në treg gjatë muajit shtator.

33 vjeçarja thotë se bukuria nuk duhet parë si diçka fizike, pasi ajo gjendet në atë që ti je dhe në atë që ti beson.

Lajme të ngjashme

Back to top button