fbpx

Kroatët bien si “kumbull” nga Botërori

Ndeshja vendimtare e Grupit A, e zhvilluar në mes Kroacisë e Meksikës në fund i takoi ameriko-latinëve. Meksika arriti fitore me peshë të lartë me rezultat 3-1, e cila e dërgon në fazën tjetër të garave.

Rëndësia e ndeshjës e bënë këtë takimin mjaft interesant dhe loja e mirë nuk mungoi në asnjë moment. Kroacia bëri përpjekje të mjaftueshme për të thyer ekipin meksikan.

Gjatë pjesës parë përveq tempit të lartë dhe angazhimit të madh në të dyja anët rrjetat heshtën.

Por, pjesa e dytë ishte e frikshme për Kroacinë, ngase pranuan tre gola të shpejtë për dhjetë minuta lojë. Fillimisht Maqruez 72′ kaloi Meksikën në epërsi, pas tre minutash rezultatin e fyfishoi Gaurdado, derisa kapitullimin e kroatëve e vulosi Javier Hernandez.

Megjithatë Kroacia arriti të paktën golin e nderit me autor Ivan Perishiç.

Pas këtij triumfi Meksika me 7 pikë i bashkohet Brazilit për në fazën tjetër, ku në 1/16 e finalës do të luajë kundër Holandës.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close