Neymar shkëlqeu në fitoren e Brazilit

Me gola e filloi dhe mbaroi fazën e grupeve braziliani Neymar, i cili po lë gjurmë gjatë këtij edicioni të Kupës së Botës. Brazili me lehtësi ka kaluar edhe Kamerunin të cilin e mposhti me rezultat 4-1.

Ishte sulmuesi i Barcelonës ai i cili i dha epërsinë fillestare nikoqirëve gjatë minutës së 17′. Megjithatë nuk kaloi shumë kohë Matip 26′arriti të barazoi rezultatin. Por, Neymar “Selecaon”, e dërgoi në pushim me epërsinë e një goli.

Kjo nuk ishte e gjitha nga Brazili, ngase Fred dhe Fernandinho shënuan edhe nga një gol  për skuadrën e Luis Felipe Scolari, për të mbyllur suksesshëm takimin dhe grupin në përgjithësi.

Brazili është lider i Grupit A, me 7 pikë, dhe në 1/ 16 e finalës do të luajë kundër Kilit. Në anën tjetër paraqitjet e Kamerunit gjatë këtij viti ishin katastrofale dhe nuk arriti asnjë pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button