Gjermanët kërkojnë nga Low që Klose të luaj për të thyer rekord

Tifozët e Gjermanisë e kanë një kërkesë për selektorin, Joachim Low. Ata kanë kërkuar nga trajneri gjerman që të inkuadroi për 90 minuta në lojë sulmuesin, Miroslav Klose.
“Duam që rekordi të jetë vetëm i joni dhe në histori të jetë vetëm një gjerman. Ky është momenti më i mirë që Klose ta bëjë këtë sepse ai mundet ta bëjë këtë” thuhet në kërkesën e tifozëve gjermanë për Low.

Klose ka barazuar rekordin e Ronaldos me 15 gola të shënuara, ndërsa edhe një gol do të bartë rekordin i vetëm që një sulmues në këtë garë të këtë shënuar më shumë se 15 gola.

Klose shënojë golin e 15 kundër Ganës për t’u barazuar me legjendën e Brazilit Ronaldo dhe i duhet vetëm një gol që të shënojë 16 dhe të jetë për momentin golashënuesi më i mirë në një Botëror së paku deri pas 4 viteve të ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button