Në kafe me minj

Ndonjëherë i kemi minjtë afër, por nuk kemi dëshirë të shoqërohemi me ata.

Nëse dikush dëshiron të pijë një kafe në prani të minjve, kjo është e mundur në kafenenë ‘The Dungeon’ në Londër.

Mysafirët mund të shoqërohen me këta minj të madhësive të ndryshme, madje edhe ti mbajnë në duar.“A mund të infektohemi nga këta minj, ka qenë pyetja më e shpeshtë që e kam dëgjuar” ka thënë një punëtor në këtë kafene, duke shtuar se ‘minjtë janë shumë të pastër’.

Në këtë lokal që është hapur në thellësi në bodrumin e një ndërtese, mund të shijoni edhe çajin e malit dhe biskota të veçanta me fruta mali./telegrafi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button