​Nga frika, lazaratasit fshehën në tunel pakot me para (Video)

Miliona lekë u zbuluan mbrëmë të fshehura në një tunel në fshatin Kordhocë, pranë Lazaratit.

Policia tha se ndërkohë që po kryheshin kontrolle për të gjetur armë dhe drogë, në një tunel u zbuluan jo pak, por 26 milionë e 480 lekëve (të vjetra), që këmbëhen në rreth 20 mijë euro.

Nga mënyra se si janë futur paratë, nëpër qese plastike të ushqimoreve, lë të dyshosh se pronarët kanë nxituar t’i fshehin me shpejtësi ato.

Duket se kanë preferuar tunelin, me qëllim të kthehen pas disa ditësh për t’i marrë, por policia u tregua më e shkathët se ta.

Lajme të ngjashme

Back to top button