Daçiq i hidhëruar në Shqipërinë pse nuk reagoi për përmbytjet në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se janë disa shtete që nuk u treguan korrekte ndaj Serbisë pas përmbytjeve të muajit maj dhe për këtë arsye, do t’u dërgohet reagimi zyrtar.

“Një nga këto shtete është Shqipëria”, ka thënë Dacic në Samitin Ekonomik të Serbisë, transmeton Koha.net.

Sipas Dacic, Shqipëria nuk i ka dërguar as telegram ngushëllimi Serbisë as që ndonjëri prej zyrtarëve të atij shteti është regjistruar në librin e zisë, kurse për ndihmë, siç ka thënë ai, “as të mos flasim”.

Lajme të ngjashme

Back to top button