Domethënia e prerjes së flokëve të Ronaldos (FOTO)

Të gjithëve u ka rënë në sy modeli i çuditshëm i flokëve të yllit portugez në ndeshjen Portugali-SHBA. Shumë nxituan ta cilësojnë modelin më të dobët, por në fakt pas fshihet një tjetër e vërtetë.

Kristiano Ronaldo është një futbollist tepër arrogant në fushë. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën e tij ashtë fushës së blertë.

Veprimi i prerjes së flokëve, i kushtohej ndërhyrjes kirurgjikale të një fëmije 10 muajsh. Prerja tregonte formën e prerjes gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të fëmijës që vuan nga një sëmundje në kokë.

Fëmija quhet Erik dhe Ronaldo e ka ndihmuar edhe më parë atë, duke i dhuruar 50 mijë paund për të paguar operacionin.

Besojeni ose jo, Ronaldo ka qindra histori të tillë bamirësie, të shumicën e të cilave ai nuk dëshiron t’i bëjë publike.

Domethënia e prerjes së flokëve të Ronaldos

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button