Lazaratasit: Të tërhiqet policia, popullësia është në panik dhe e terrorizuar

Pushteti vendor në Lazarat tërheqjen e trupave policore nga Lazarati. Në një mbledhje të zhvilluar mesditën e sotme me përfaqësues nga administrata e komunës, pleqësia e fshatit, intelektualët dhe qeveria e nxënësve lidhur me situatën aktuale në Lazarat, ata kanë ngritur shqetësimin për paralizimin e jetës sociale, administrative dhe ekonomike në fshat.

“Situata është mjaft e rëndë, prej 8 ditësh është paralizuar totalisht aktiviteti administrativ, ekonomik e social. E quajme sukses futjen e policisë në fshat pa viktima për neutralizimin e personave të huaj të inkriminuar. Është sukses hyrja e policisë në fshat për ndalimin e veprës së paligjshme të bimëve narkotike. Për ndërhyrjen e policisë, mendojmë se kishte mënyra më pak traumatike për komunitetin. Gjykojme se prezenca e forcave të policisë me blinda në çdo cep të fshatit është e panevojshme. Policia me blinda krijon situatë terrori psikologjik dhe pengon rrjedhën e përditshme të banorëve” është thënë gjatë mbledhjes.

Nga mbledhja e vendorëve është rënë dakord dhe për grumbullimin e armëve, por sipas tyre jo me medoda që krijojnë panik në radhët e banorëve.

“Armët në komunën tonë janë të pranishme që nga viti 1997, ashtu si në të gjithë Shqipërinë. Grumbullimi i armëve i nevojshëm, por jo me metoda që krijojnë panik, duke rikontrolluar disa herë të njëjtën familje. Ka nevojë për ndërhyrje të gjithanshme sociale, ekonomike dhe psikologjike nga shteti. Të krijohen marrëdhënie normale shtet – komunitet dhe të riparohen pasojat e kësaj ndërhyrjeje policor. Do kërkojmë takim me prefektin dhe drejtorin e Policisë së Shtetit për të paraqitur problematikat”, shprehen lazaratasit./Tema/

Lajme të ngjashme

Back to top button