Komiteti i Monitorimit, fton partitë politike në Maqedoni të jenë më të përgjegjshme

Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), me iniciativën e Robert Walter (Mbretëria e Bashkuar, EDG), miratoi deklaratën, ku shprehet shqetësimi për situatën e krijuar si pasojë e sjelljes së partive politike gjatë procesit zgjedhorë dhe pas saj.

Në deklaratën e miratuar thuhet: “Komiteti i Monitorimit është i shqetësuar me vendimin e partisë opozitare LSDM-së, për të mos pranuar mandatet e deputetëve të fituara gjatë zgjedhjeve të fundit dhe mos e njohjen e legjitimitetit të  Presidentit të Republikës të zgjedhur më 27 prill 2014.

Në deklaratën e saj, Komiteti gjithashtu shpreh keqardhjen se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), një anëtare në koalicionin qeverisës, vendosi të bojkotojë zgjedhjet presidenciale.

“Aspiratat e popullit maqedonas, dhe të gjithë përkatësive  politike dhe etnike, për të ndjekur integrimin euro atlantik do të dëmtohen vetëm nga një avari në funksionimin efektiv të një Parlament demokratik. Prandaj Komiteti i bën thirrje të gjitha partive politike të punojnë së bashku për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe për të marrë pjesë në një parlament efektiv demokratik”, thuhet në deklaratë.

Komiteti thekson se është detyrë e parlamentit të ri t’i zgjidh mangësitë serioze në procesin zgjedhore të identifikuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare të 13 dhe 27 prill 2014.

Komiteti i Monitorimit vëren se janë respektuar liritë themelore dhe kandidatët ishin në gjendje për të bërë fushatë pa pengesë në zgjedhjet parlamentare më 27 prill. Megjithatë komisioni nxit autoritetet për të parë në pohimet e  besueshme të frikësimit dhe presionit të ushtruar mbi votuesit, veçanërisht në mesin e punonjësve të sektorit publik, si dhe në akuzat për blerjen e votave. Autoritetet duhet të kryejnë hetime dhe të ndjekin penalisht ata që janë përgjegjës për shkeljet e ligjit.

Komiteti përsërit se Këshilli i Evropës është në disponim për të ndihmuar autoritetet maqedonase që në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias për të ndryshuar,  , kodin zgjedhor dhe legjislacionin që duhet të rregullojë në mënyrë rigoroze shfrytëzimin e burimeve publike gjatë fushatave elektorale.

Parlamenti duhet të përcaktojë masat mbrojtëse të nevojshme për ndarjen e partisë nga shtetit dhe për një mbulim të pa anshëm të fushatave zgjedhore nga media.

Komiteti i Monitorimit pret që opozita dhe partia në pushtet të ushtrojnë plotësisht mandatin e tyre në Parlament për të rikthyer besimin në procesin zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button