Zaev kërkon garanci nga BE për atë që do të merren veshtë me VMRO

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka thënë se kërkesa e tyre është pjesëmarrje e tërësishme e opozitës në realizimin e asaj që do të merren vesh në të ardhmen me VMRO-DPMNE-në, si dhe garanci për atë realizim të jetë përfaqësues nga BE.

Zaev në intervistën për Lokalno.mk ka konfirmuar se temë numër një në bisedime me Gruevskin është formimi i qeverisë teknike, që do të zbatojë zgjedhje fer, në të cilat qytetarët do të mund lirshëm të shprehin vullnetin e tyre.

“Nikolla Gruevski vetë pas takimit me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim të KE-së, Kristijan Danielsonka kumtuar se rekomandimet nga OSBE/ODIHR me shumë kujdes i analizojnë dhe se ‘rekomandimet përfundimtare do të merren parasysh dhe do të adresohen’.

Në Raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet dhe për procesin zgjedhor, asnjëherë nuk janë përdorur fjalët ‘fer’ dhe ‘demokratike’. Kjo do të thotë se Gruevski më ka pranuar parregullsitë, 5 temat për bisedime të opozitës janë të bazuara mbi vërejtjet e shënuara nga ana e misionit për monitorim ndërkombëtarë”, ka thënë kreu socialdemokrat Zaev.

Në lidhje me kërkesën e opozitës për mediat, Zaev përgjigjet se opozita nuk ka ndërmend askujt asgjë ti merr, por insiston për mekanizma për realizim të drejtësisë që ju takon me ligj.

“Ka module se si të sigurohet kjo. Kjo ka të bëjë me përfaqësimin në hapësirën publike të mediave. Sa i përket varësisë që krijon pushteti i Gruevskit tek mediat private, me reklamim, nëpërmjet shpërndarjes jo të drejtë të parave shtetërore për këtë qëllim, kemi gjithashtu propozim- zgjidhje precize. Opozita nuk ka ndërmend të ndërhyjë në politikën redaktuese.

Por opozita më shumë nuk do të lejojë që pushteti i Gruevskit me paratë e popullit të korruptojë mediume private, duke siguruar në atë mënyrë hapësirë për plasim të trillimeve dhe konstruksioneve në opinion, në dëm të opozitës, dhe me këtë të gënjejnë edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Zaev.

Edhe pse janë tejkaluar afatet ligjore për deklarim të Prokurorit publik, ai ka paralajmëruar se do të pret të sheh se si do të veprojë Prokuroria për rastin për të cilin nuk është e interesuar vetëm populli i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button