fbpx

“Almanak i Mësimit”- Udhërrëfyes drejt suksesit më të mirë

Viteve të fundit qendrat e arsimimit të lartë organizojnë tubime të larmishme, tryeza të rrumbullakëta, konferenca shkencore e kështu me rrallë me qëllim të avancimit sa më të madh të shkollimit të lartë për gjeneratat e reja. Në këtë drejtim UDG në mënyrë konstante organizon tubime të tilla, në rrallë të parë për studentët e vetë, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët, duke trajtuar tema të ndryshme me qëllim të avancimit të mësimit në këtë qendër universitare dhe arritjen e rezultateve sa më të larta për studentët e tanishëm dhe të ardhshëm në këtë universitet. Në kuadër të kësaj, UDG vitin e kaluar ka publikuar një doracak “ Almanak i mësimit” të hartuar nga rektori i këtij universiteti  prof.dr Veselin Vukotiq. Në këtë material janë paraqitur principet e Almanakut në mësimdhënie dhe hulumtime në UDG. Njëra ndër idetë kryesore e këtij doracaku është se në ç’ mënyrë ky Universitet të krijojë njerëz të aftë dhe të cilët zhvillimin e vetë, personal dhe profesional e shohin në UDG dhe nga UDG. Njëkohësisht janë përfshirë edhe pikësynimet kryesore të këtij Universiteti me qëllim të kyçjes së tij në rrjetin e universiteteve më prestigjoze jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Po ashtu në “Almanak” janë përfshirë edhe “ 13 urdhërimet” të cilët duhet respektuar nga studentët, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët në këtë Universitet. Njëri ndër qëllimet kryesore, sipas këtij doracaku, është mësimi i gjuhëve të huaja  e që parashihet si njëri ndër kushtet për marrjen e diplomës në UDG. Bashkëpunimi me prindërit e studentëve  vlerësohet si njëra ndër përparësitë e UDG-së , në krahasim me institucionet e ngjashme arsimore në rrethinë. Njëjtë vlerësohet edhe bashkëpunimi me shkollat e mesme si parakusht për ngritjen e kualitetit të mësimit në UDG. Për të afirmuar sa më tepër pikësynimet dhe principet e parapara, “Almanak” është përkthyer edhe në gjuhën angleze e po ashtu me propozimin  e autorit të tij, si student pranë këtij Universiteti, e kam përkthyer edhe unë në gjuhën  shqipe. Nga vetë fakti se një numër i konsiderueshëm i studentëve në këtë Universitet janë të përkatësisë nacionale shqiptare e me siguri se në të ardhmen numri i tyre do të jetë gjithnjë e më i madh, materialet e këtilla janë të mirëseardhura në arritjen e rezultateve më të mira gjatë studimeve.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close