Mirsada Emini-Hasani: Pranova mandatin për të mos tradhtuar votuesit

Kuvendi i verifikoi sot mandatin edhe Mirsada Emini Hasanit, e cila kishte garuar nën siglën e RDK-së. Deputetja Hasani hedh poshtë zërat rreth ofertave për të kaluar në ndonjë subjekt tjetër politik, transmeton Allsat.

“Për momentin unë do të veproj si deputete opozitare  dhe mundësitë për në të ardhmen do të shohim se si do të më shtrohen dhe do si do të jenë. Për momentin unë i përkas opozitës. Për momentin jam deputete e pavarur, do të shohim se si do të shkojnë rrjedhat në të ardhmen, si do të shkoj puna, kështu që do të kem mundësi ose t’i bashkëngjitëm ndonjë opsioni tjetër apo do të mbetem kështu”, deklaroi Mirsada Emini – Hasani, deputete.

Hasani flet edhe për përplasjet me kreun e RDK-së, i cili i kishte kërkuar që t’ja linte mandatin pasardhësit të saj, numrit 4.

“E ndiej veten si opozitë. Thellë në vetvete e ndiej veten si RDK, prej RDK-së kam dalë. Ato kërkuan prej meje që unë ta dorëzoja, të jepja treshin që të vije pasardhësi im numër 4. Këtu ishte i  gjithë problemi i kësaj. Unë nuk pranova një gjë të tillë. Që në kuvendin qendror deklarova se nuk e liroj vendin. Dua që votat e të gjithë adhuruesve dhe atyre që dhanë votën RDK-së të mos shkojnë poshtë. Ndryshe mund të veprosh këtu se sa jashtë parlamentit. Një fjalë, një fjalë do e thuash në favor të atyre që të votuan”, tha Mirsada Emini -Hasani, deputete.

RDK-ja në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme të mbajtur ditë më parë solli vendim unanim për përjashtim nga radhët e saj të Mirsada Emini Hasanit. Sipas RDK-së, Hasani nuk ka respektuar vendimin e Kuvendit Qendror të partisë për refuzimin e mandatit të fituar nga zgjedhjet e fundit, zgjedhje të cilat partia e Osmanit i vlerëson si më të korruptuarat dhe më jodemokratiket të organizuara deri tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button