Jankullovska: Do ta ndalojmë fenomenin e shkuarjes në Siri

Jo vetëm Maqedonia por edhe të gjitha vendet janë në rrezik nga njerëzit që grupohen dhe promovojnë pjesëmarrje në konflikte, sikurse ai në Siri. Sipas Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska, Maqedonia është në të njëjtin hap me demokracitë botërore duke u angazhuar drejtë zvogëlimit të rreziqeve që mund të vijnë nga ky fenomen.

“Rreziqet që vijnë nga njerëz të tillë që shkojnë të luftojnë në Siri, apo vende të tjera që janë në krizë, nuk janë rreziqe vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë demokracitë në botë. Praktikisht, viteve të fundit nëpër gjithë botën po bëhen përpjekje intensive për një zgjidhje të mundshme, ndaj rasteve kur grupe të caktuara që kanë qenë më herët në Siri apo cilindo vend tjetër, kthehen për të rekrutuar njerëz të tjerë….. të zvogëlohen gjasat për përpjekjet e tyre mbi rekrutimin e njerëzve të tjerë”, tha n Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Jankullovska theksoi sërish se Kodi Penal i Maqedonisë i sanksionon të gjithë ata që nxisin, organizojnë dhe promovojnë pjesëmarrje në konflikte dhe aktivitete luftarake në vendet e tjera, përkatësisht, ata shtetas të Maqedonisë që promovojnë aktivitete të tilla. Ndryshimet e fundit në Kodin Penal erdhën si tendencë për të parandaluar migrimin e shtetasve të Maqedonisë në konfliktet e Sirisë dhe Irakut. Shumë shtete evropiane dhe ballkanike kanë miratuar tashmë ligj më vete që sanksionon pjesëmarrjen në këto luftëra. Kosova, para pak muajsh miratoi ligjin i cili i sanksionon të përfshirët, me burg nga 3 deri në 15 vjet. Shqipëria gjithashtu sanksionon pjesëmarrësit në luftëra në shtetet e huaja, me ndryshime në Kodin Penal, si një rrezik që këta persona të rikthehen në vend dhe të përbëjnë potencial inkriminues për atdheun dhe shoqërinë e tyre. Mediumet e huaja informojnë për një numër të madh shtetasish të vendeve evropiane, të përfshirë në kryengritjen në Siri, shumica e tyre nga Ballkani dhe nga vende të tjera të cilat lidhen së pari me afiliacionin fetar mes tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button