BFI në Shkup ka ndarë certifikata “Hallall” për pesë kompani

Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup, të hënën janë ndarë pesë certifikata Hallall për pesë kompanitë e reja të cilat e mbushën kushtin e sheriatit për prodhimet e tyre që të jenë Hallall.

Janë “Bllagoj Gjorev” nga Velesi, fabrika e ujit “Suna” nga Manastiri, fabrika e prodhimit të bonboneve “Evro-Keks” po ashtu nga Manastiri, fabrika e prodhimit të napolitankave “Plezher” nga Kriva Palanka si dhe fabrika e prodhimit të aditivë “Andonov” nga Sveti Nikolla, fituan të drejtën që në prodhimet e tyre të kenë logon e Hallall-produkteve.

Me këtë rast, kreu i BFI-së, Reis Ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi tha se ky aktivitet në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit tregon kujdesin tonë të fortë që kemi për komunitetin mysliman në Maqedoni që gjatë këtij muaji të shenjtë në tryezat e iftareve dhe syfyreve të kenë sa më shumë produkte Hallall.

“Dhënia e kësaj certifikate nënkupton procedurën, e cila e vërteton gjithë materialet e përdorura në prodhimin e produkteve, procesin e përpunimit dhe qasjen e firmës për prodhimin e ushqimeve me certifikatë Hallall dhe se të njëjtat janë të garantuara sipas të gjitha standardeve të parashikuara në të drejtën e sheriatit si dhe Hallall Standardin që e ka përpiluar BFI e Maqedonisë”, theksoi kreu i BFI-së.

Drejtori i Agresionit të Hallall Standardin në Maqedoni, Abaz Islami, përgëzoi firmat për hapin e marrë dhe theksoi se Certifikata Hallall është një biletë e posaçme për hyrjen në tregun Botëror të produkteve Hallall, vlera e së cilës është mbi 300 trilion dollarë amerikanë në vit.

“Hallalli u kthye në një trend global ndërsa produktet hallall konsumohen si nga myslimanët ashtu edhe nga jo-myslimanët, sepse hallallin e konsiderojnë si një produkt i shëndoshë, i sigurt, si dhe produkt me shumë kontrolle shtesë”, theksoi Islami.

Po ashtu, ndërmarrjet prodhuese si “Makprogres” ngaVinica, “Vitalia” nga Shkupi, “Trgo-produkt” nga Strumica dhe “Vigo-48” nga Manastiri, morën certifikatën e tyre Hallall për prodhimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button